F1, Vettel: Vendi i dytë, rezultat i mirë

27/05/2013 00:00

Sebastian Vettel, i dyti në Cmimin e Madh të Monakos të fituar nga Nico Rosberg (Mercedes), theksoi pas garës se prezenca e dy makinave Red Bull në podium është një rezultat i shkëlqyer për skuderinë.

“Jam i kënaqur me rezultatin e arritur. E dinim që do të ishte shumë e vështirë të parakaloje”, deklaroi gjermani, i cili la pas shokun e tij të skuadrës, Mark Webber.

Tre herë kampioni i botës shpjegoi edhe garën e tij: “E nisa mirë, por nuk kishte hapësira. Mund t’i kisha parakaluar të dyja makinat Mercedes (Hamilton dhe Rosberg), por nuk kisha ku të futesha.”

Vettel shprehu edhe habinë për ritmin e ulët të fituesit të garës, Nico Rosberg: “Nuk prisja që të xhironte aq ngadalë në xhirot e para. Prisja që Rosberg dhe Hamilton të shkëputeshin, por kishin ritmin e një autobusi. Gjithsesi, strategjia i dha fitoren.”

Top Channel