Australi, “stop” reklamimit të basteve

27/05/2013 00:00

Australia ka zbuluar planin për të ndaluar televizionet dhe mediat e tjera që të publikojnë drejpërdrejtë koeficientët e basteve gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Sipas qeverisë australiane këto masa kanë për qëllim reduktimin e personave që luajnë kumar në këtë vend. Reklamat për bastet direkt dhe koeficientët e tyre nuk do të publikohen gjatë transmetimit të ndeshjeve.

Kryeministrja Julia Gillard tha se australianët janë të shqetësuar nga këto reklama, ndërkohë që pritet që industria e transmetimeve t’i paraqesë një mekanizëm të rishikuar autoritetit australian për mediat.

Në rregullin e ri vendoset se që nga momenti kur lojtarët hyjnë në fushë e deri në momentin kur ata dalin prej saj, nuk do të ketë asnjë spot nxitës për bastvënien. Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi shumë shpejt, ndërkohë që për to kanë rënë dakort edhe federatat sportive në Australi.

Top Channel