Familja mbretërore serbe Karagjorgjevic është varrosur me nderime në kishën e Shën Gergjit në Topola, Oplenac.

Ceremonia u përcoll edhe nga qytetarët, kurse në varrim morën pjesë presidenti, Tomisllav Nikollic dhe kryeministri serb, Ivica Dacic, princi Aleksandar dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Mbreti Karagjorgjevic konsiderohet si mbreti i fundit i Jugosllavisë, pasi me referendum u hoq monarkia dhe mbreti më pas konsiderohej se kishte qenë në anën e okupatorit gjerman, pasi forcat çetnike që quheshin ushtria mbretërore bashkëpunonin me nazistët.

Nga Londra, ndonëse i ri mbreti Karagjorgjevic mundohet të kontrollonte situatën. Thonë se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me disa mbretër të rajonit, ndërkaq thuhet edhe se origjina e tyre është shqiptare. Gjithsesi, familja mbretërore tashmë jeton në kryeqytetin serb, por roli i tyre në shoqëri është i padukshëm.

Mbetjet mortore të Mbretit Petar II u kthyen në janar të këtij viti nga SHBA.

Top Channel