Festivali i Filmit të Kanës: Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”

26/05/2013 22:00

“Bluja është ngjyra më e ngrohtë”, një histori intime dashurie mes dy femrave të reja franceze, ka fituar “Palmën e Artë”, si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo tërhoqi vëmendjen për shkak të skenave eksplicite seksuale, ashtu si dhe prej performancës tejet të vlerësuar të aktoreve, Adele Exarchoupoulos dhe Lea Seydoux.

Veterani hollivudian, Bruce Dern, fitoi cmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në Nebraska. Ndërsa ylli francez (femër), Berenice Bejo, e njohur për filmin e heshtur “Artisti”, fitoi cmimin si aktorja më e mirë për rolin në “The Past” (E kaluara).

Fituesit u përzgjodhën mes 20 filmave në garë, teksa u shpallën në ceremoninë e mbylljes së festivalit, ditën e diel.

“Bluja është ngjyra më e ngrohtë” është film 3-orësh me tematikë të kohës, në të cilin Exarchoupoulos luan rolin e një 15-vjeçareje, e cila bie në dashuri me një femër më të vjetër në moshë, të luajtur nga Seydoux.

Filmi, me regjisor Abdellatif Kechiche, mori një furi komentesh në Kanë, teksa u përshkrua si një “intimitet ende epik” nga “The Guardian”. Por, filmi u përball gjithashtu edhe me kritika. Disa revista thanë se ajo përmbante “skenat grafike të seksit mes lesbikeve, ndër më shpërthyeset në historinë e viteve të fundit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA