Eldora: Dal nga “Big Brother”-i si fituese

26/05/2013 12:10

Një prej konkurrenteve më të forta dhe zotëruesja e një prej sekreteve më të debatuar në “Big Brother”, Eldora mbeti një hap larg finales, duke u eliminuar në televotimin surprizë të së shtunës.

E eliminuar një javë përpara “finishit”, gjithsesi vajza nga Berati del fituese, pasi arriti të fitonte simpatinë e të gjithë publikut dhe të ndërgjegjësonte opinionin, duke treguar sekretin e saj të madh shëndetësor.

E pranishme në “Fan Club”, emisionin e përjavshëm të së dielës që komenton të gjithë zhvillimet e ndodhura brenda në shtëpi, drejtuar nga Albana Osmani dhe me opinionist Olti Currin, Eldora u ndal në shumë tema, nga miqësitë, flirti i përfolur me shpendin e deri tek apeli i saj, drejtuar të gjithë shqiptarëve për dhurimin e gjakut.

Eksperienca në “Big Brother” – “Ju falenderoj për përkrahjen të gjithëve, duke nisur nga stafi që më mbështeti kur u prezantova me talasemi”, nisi fjalën e saj Eldora. “Falenderoj publikun, pasi në momentin e parë që kam dalë jam ndierë shumë e përkrahur dhe ndihem shumë mirë. Edhe pse loja ime u ndërpre në këtë pikë unë përsëri ndihem shumë mirë e kam fituar diçka më të madhe se çmimin e një loje”.

Sekreti i sëmundjes – Eldora, e lindur me sëmundjen gjenetike të talasemisë, ka nevojë të përjavshme për të marrë gjak, në mënyrë që të mbijetojë. Sekreti i saj i bujshëm, shërbeu mbase më shumë se kurrë, për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve, për të qenë sa më solidarë. “Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të tregoja sekretin publikisht, erdhi krejt rashtësisht. Thashë pse të mos e provoj e të mos jetë ky momenti që ynë t’i tregoj jo vetëm publikut, por edhe miqve që e kam këtë sëmundje, por mbetem e njëjta siç më njihni. Ajo që më dha më shumë shtysë ishte fakti që Shqipëria ka pasur probleme në trajtimin e kësaj sëmundje e mendova se ky do të ishte momenti i duhur për të bërë këtë thirrjen e madhe, jo vetëm për vete por për të gjithë si unë. Është një mesazh sensibilizues, për të thënë se ne jemi si të gjithë njerëzit normalë dhe për t’i bërë të qartë kujtdo, se një sakrificë fare pa kosto, si një qese gjak një herë në gjashtë muaj, për më tepër e dobishme për shëndetin, për ne ëshrtë kaq e rëndësishme pasi shpëton jetë”.

Mundësia e kurimit – Nëse do të kishte fituar, me paratë e çmimit të madh, Eldora do të kishte pasur mundësi t’i nënshtrohej një operacioni për t’u kuruar nga talasemia. “Është e vërtetë që talasemia major ka një kurim. Fakti që mora pjesë në këtë lojë ishte edhe në funksion të kësaj, nëse do të ecja dhe normal që do të ishte mirë të fitoja për të bërë këtë operacionl. Por, edhe fakti që u ndërpre në këtë pikë nuk është problem për mua, duke e shpjeguar. Talasemia major është problem gjenetik, i korrigjueshëm në rastet kur mund të realizohet transplanti i palcës së kurrizit, por operacioni shkon 100 milionë edhe më shumë. Palca duhet marrë nga personat e afërt të familjes dhe nuk realizohet në Shqipëri si ndërhyrje”.

Konfliktet me banorët
– “Jam mundur që në shtëpi të jem siç jam jashtë, të kem marrëdhënie të mirë me pjesën më të madhe e nuk mu duk e vështierë me shumicën, por ja që me një pjesë tjetër kemi pasur mosmarrëveshje. Që në fillim, me Xhimin kam pasur konflikte, edhe pse u mundova të përmirësoja marrëdhëniet. Joana dhe Elona ishim mirë deri në një farë pike. Kur e nominova Joanën e bëra se më foli keq për Elonën dhe pas dy ditësh ndryshoi komplet, e përqafonte dhe e puthte. Në këtë moment pashë që ishte një njeri me dy fytyra. Anaidit i ka mbetur hatri që nga debati që kam pasur me Joanën dhe ka qenë një moment kur Joanën e kam parë në vështirësi dhe me dashamirësi, jo me strategji, e kam përqafuar duke i kërkuar falje”, tha Eldora

Flirti i përfolur me Shpendin – Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, raporti i Eldorës ishte veçanërisht i afërt me Shpendin, duke bërë që të spekulohej për mundësinë e një ndienje të ndërsjellë midis tyre. Megjithatë, në “Fan Club”, Eldora saktësoi se nuk ka asgjë të këtillë. “Mua Shpendi më pëlqen si një shok shumë i mirë që s’do të doja ta humbja asnjëherë. Përsa i përket atij, e lë atë të flasë kur të dalë dhe pjesa e flirtit nuk besoj se ka asgjë të tillë. Jemi thjesht shumë shokë bashkë. Më ka pëlqyer hap pas hapi ai Shpend që është treguar pavarësisht problemeve që ka në jetën e tij private, më pëlqejnë veprat e mira që ka bërë në jetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA