Dy raketa godasin Bejrutin

26/05/2013 00:00

Dy raketa vunë në shënjestër lagje në pjesën jugore të Bejrutit, kryeqytetin e Libanit, e cila kontrollohet nga Lëvizja Hezbollah. Të paktën 3 persona u plagosën pas shperthimit te njeres prej tyre.

Nuk ka asnjë të dhënë për autorët e sulmit, por Ministri i Brendshem libanez Maruan Carbel tha se raketat 107 mm me nje rreze goditjeje prej 8 km janë lëshuar nga pozicione në jug-lindje.

Një burim i sigurisë libaneze i tha agjensisë së lajmeve AFP se “raketat ishin prodhim sovjetik, të njohura me emrin Grad”. Një prej raketave goditi një ekspozite makinash, duke shkaktuar të plagosur te gjithe punonjes siriane si dhe duke demtuar automjetet.

Raketa e dyte goditi nje banese, por sic raportohet, nuk shpertheu.  Burimi i sigurise tha se “incidenti lidhet me konfliktin ne Siri”. Ne fakt lufta në vendin fqinj i ka renduar më shumë ndasite sektare në Liban.

Luftimet në qytetin verior, Tripoli mes kundershtareve dhe perkrahesve te Bashar Al Asadit shkaktuan vdekjen e 25 personave javen e kaluar. Ndersa në Siri, aktivistet thane se shume militante Hezbollah u vrane te shtunen gjate luftimeve ne qytetin perendimor, Kësir.

Të shtunën, udheheqesi i Hezbollah, Hasan Nasrallah u premtoi përkrahesve se ata do të triumfojnë në Siri, ku po mbështesin presidentin sirian, Bashar Al Asad. Analistet thone se fjalimi i tij shtoi friken se perfshirja do te kete pasoja ne Liban.

Ish-kryeministri libanez Saad Al Hariri, kreu i “Levizjes Marshi Sunit i 14-te” tha se “ perfshirja e Hezbollah ne Siri eshte nje vetevrasje politike dhe ushtarake”.

Top Channel