Zoologu që bën banjo me luaneshat

25/05/2013 00:00

Zoologu autodidakt, Kevin Richardson është njohës i mirë i sjelljeve të kafshëve dhe pasioni i tij janë predatorët e mëdhenj, luanët.

Me ta ai ka krijuar një raport special, duke u bërë pjesë e familjes së tyre. Fle me ta, ngrihet me ta, luan me ta dhe të vegjëlit e tjerë të familjes, madje bën banjo me luaneshat.

Në biografinë e Richardson thuhet se ai nuk përdor shkopin dhe as kafazë, por dashurinë dhe mirëkuptimin për të fituar besimin e tyre. Zoologu ka ndërtuar jetën e tij me familjen e luanëve në pronën që zotëron në Afrikën e Jugut.

Top Channel