Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë Ndryshe nga çfarë u diskutua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë për lehtësimin e kritereve për ata që dëshirojnë të
garojnë si magjistratët e rinj për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm,
drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës Marjana Semini mban qëndrim të
kundërt.
Gjate një interviste për Top Channel zonja Semini deklaron se kriteret e forta janë tregues i cilësisë së kësaj shkolle, megjithatë referuar peticionit të studenteve të së drejtës të cilët ankohen se ndihen të diskriminuar nga këto kushte, zonja Semini u shpreh: “Ne kemi lënë një mbledhje të Këshillit Drejtues të shkollës dhe një nga pikat e rendit të ditës është edhe ky peticion, kuptohet që çdo iniciativë vlen të analizohet me kujdes. Unë nuk mund të paragjykoj vendimmarrjen e këtij organi kolegjial, por them që në synimin e çdo institucioni sot, sidomos tani që ne pretendojmë të hyjmë në Bashkimin Eruropian, nuk është ulja e standardeve, por është ngritja e tyre. Ne kemi disa standarde që kanë qenë në vite dhe disa standarde që janë shtuar rrugës me idenë e përmirësimit të cilësisë. Standardet janë të nivelit mesatar. Mesatarja e notës 8, është mbarimi i fakultetit Juridik 3+2 janë kushte që i kanë të gjitha shkollat, madje shkollat e tjera në Europë e kanë më të lartë kriterin e mesatares. Kemi një kriter të gjuhës së huaj me certifikatë ndërkombëtare”.
Ishte ministri i Drejtesise Eduart Halimi qe gjate mbledhjes se KLD-së u propozoi anetareve se duhet te rishikohen kushtet e pranimit per ne shkollen e magjistratures, pasi studentet e Juridikut i konsiderojne te ashpra. Ne mbledhjen e KLD-së u diskutua edhe per uljen e numrit te fituesve per vitin e ardhshëm akademik, i cili do te kete nga tete deri ne dhjete gjyqtare, ne nje kohe qe sipas zonjes Semini, ky numer varet nga vendet e punes qe deklarohen te lira ne gjyqesor dhe në organin e akuzes.
“Nuk ka ardhur ende në formë zyrtare vendimi, por ne nëpërmjet mediave dhe kolegëve jemi njohur që do të jetë 8 shifra. Nga Prokuroria diskutohet të jete 3 ose 4 prokurorë. Numri aktual që kemi në vit të parë është 9, në vit të parë nuk kemi prokurorë sivjet, kështu që numri që vjen vitin tjetër 11 ose 12 është më i madh se numri që kemi aktualisht në vitin e parë. Ndërkohë mund t’ju them që shkolla pothuajse është lëkundur midis 10-20 vendeve. Vetëm në vitin e parë të saj ka patur 24 kandidatë”, tha Semini.
Drejtoresha kundershtoi idete per mbylljen e shkolles pergjate 2015, pasi sipas saj, shkolla eshte konceptuar e tille qe per çdo vit te jete aktive ne trajnimin e vazhdueshem te kuotave te caktuara per gjyqtaret e prokuroret.
Top Channel