Kapshticë, bllokohen udhëtarët

25/05/2013 00:00

Me dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer gjatë ditëve të fundit në
pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pala greke u ka refuzuar hyrjen
në Greqi, pasi veç garancisë u ka kërkuar që të kenë me vete deri në 5000 euro
pavarësisht ditëve të qëndrimit.

Për shkak se vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ka patur edhe nga ata të cilët qëndrojne prej ditesh në kufi me shpresën se do të gjendet një zgjidhje.

“Po kisha 300 euro me vete dhe na kthyen. Ne do te qendronim nje muaj ne Greqi. Garancine e ka bere motra ime dhe atje me pret ajo”, thote nje udhetar.

“Jemi ketu prej disa ditesh. Po presim qe te kalojme andej. Dikush na pret ne Greqi, por pala greke na kerkon qe te kemi shume para me vete”, thote nje tjeter udhetar.

Sipas të dhënave policia greke i ka justifikuar kthimet me argumentin se këta qytetarë shkojnë për të punuar në shtetin fqinjë, ndërsa pritet të zhvillohet edhe një takim mes autoriteteve te te dy vendeve per te gjetur nje zgjidhje. 

Top Channel