Rusi, tërmet i fuqishëm në skajin lindor

24/05/2013 16:25

Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Gadishullin e Kamçatkës, në Rusinë Lindore.

Autoritetet e krahinës së largët të Sakhalinit dhanë alarmin për mundësinë e një tsunami, por më pas ky alarm u anullua.

Sipas “Institutit Gjeologjik Amerikan”, forca e tërmetit ishte prej 8,3 sipas shkallës riechter, por ekuivalenti i këtij instituti në Rusi e klasifikoi tërmetin me një forcë më të reduktuar, në magnitudën 6,7.

Disa minuta pas tërmetit, lëkundje toke u regjistrua edhe në Moskë, 7 mijë kilometra në perëndim, por nuk besohet që të dy tërmetet të kenë lidhje me njëri tjetrin.

Epiqendra e tërmetit që tronditi Kamçatkën u regjistruan në thellësinë rreth 600 kilometra nën tokën e Detit të Okhotskut.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, në atë që është një prej krahinave më pak të populluara të botës, pavarësisht fuqisë tepër të madhe dhe të pazakontë, ndonëse gadishulli shtrihet në një zonë me aktivitet të njohur vullkanik dhe sizmologjik.

Top Channel