Europa League/ Gola dhe dramë në Olimpico, Bolonja eliminon Romën
Në Londër jetojnë rreth 40 mijë gjermanë të cilët të shtunën, së bashku me 80 mijë të tjerë që do të vijnë nga Gjermania, do të shijojnë finalen e madhe të Ligës së Kampioneve që do të luhet në Uembli mes dy skuadrave më të mira të Bundesligës: Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
Sigurisht që jo të gjithë do të futen në stadium, kështu që pub-et në afërsi të Uemblit janë prenotuar njësoj si vendet në shkallët e Uemblit dhe është e pamundur të gjesh vende për takimin e së shtunës.
Bayern dhe Borussia kanë pasur nga 23 mijë bileta në dispozicion që janë shitur menjëherë. Edhe pse është ndaluar vendosja e ekraneve gjigande në hapësirat publike, policia ka frikë nga dyndja e tifozëve të të dyja skuadrave në kryeqytetin anglez.
Zyrtarët e lartë të policisë kanë frikë nga trazira të mundshme jo vetëm mes dy tifozerive, por edhe mes tyre dhe anglezëve që do i bashkohen kësaj feste futbolli.
Top Channel