Londër, avioni merr flakë, ulje emergjente

24/05/2013 00:00

Dy pistat e aeroportit te Heathrow në Londër u mbyllën pas një ulje
emergjente të një avioni të “British Airways”, motorri i te cilit mori
flakë. Të gjithë pasagjerët u evakuuan menjehere.

Përmes nje deklarate “British Airways” shpjegoi se avioni u nis nga Heathroë drejt Oslos, me 75 pasagjere dhe u detyrua te kthehet pak pas ngritjes si pasoje e nje defekti teknik. Kompania foli për një hetim të plotë për ngjarjen. Deshmitaret treguan se kishin pare tym nga motori i avionit AirbusA319-te.

Sipas hipotezes se pare, incidenti u provokua nga nje tufe zogjsh. Pista ne jug te aeroportit u hap pas incidentit, ndersa ajo veriore ku u be ulja e emergjences mbetet e mbyllur. Autoritetet e aeroportit thane se te pakten 23 fluturime u devijuan dhe u bene thirrje pasagjereve te bejne kontrollet e nevojshme me kompanite e tyre te fluturimit. Aeroporti i Heathrow ka trafikun me te larte ne Britanine e Madhe dhe renditet i treti ne bote, per levizjen ne total te pasagjereve.

Top Channel