Mësuesja është njeriu i cili përcjell dijen tek nxënësit, por Adriana Laçka nuk është e kursyer me kaq në atë që bën për nxënësit e fshatit Mbjeshovë, në Berat.

Ajo tregoi për “Pasdite në Top Channel” se ka 21 vite që udhëton me kilometra të tëra për të dhënë mësim në fshatra të ndryshme të zonës së Shpiragut.

Me paratë e kursyera nga rroga, mësuese Adriana ka ndërtuar një laborator matemtike-fizike për t’ua bërë mësimin më të lehtë nxënësve të saj.

—————————————

Cdo të enjte në mbrëmje ajo sjell një lajm të mirë për shqiptarët, e për këtë arsye është pjesë e rubrikës së përjavshme në “Pasdite në Top Channel”.

Elhaida Dani, me mbështetjen e publikut italiandhe trainerit Riccardo Cochiante arrin në finelen e “The Voice of  Italy”.

Rrugëtimi i sja tashëm është në fund dhe të gjithë shpresojmë që ajo të triumfojë në atë që mund të jetë mbrëmja më e rëndësishme e jetës së saj.

—————————————-

Një nënë dhe vajza e saj janë cilësuar si ëngjëj, të cilat me guxim rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar ushtarin e vrarë në Londër.

Refuzimi i tyre për t’u përuluar para agresorëve, kur ndihmuan ushtarin në fund të jetës, fitoi lëvdatat edhe të politikanëve britanikë.

Megjithatë, Amanda dhe mamaja e saj tregojnë se ato nuk janë heroina dhe se bënë atë që do të bënte çdokush. Ato shpëtuan trupin e të ndjerit nga përdhosja e mëtejshme e agresorëve.

—————————————–

Kjo është një nga fotot më të shpërndara në internet pas tragjedisë në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një tornado gjigand shkatërroi lagje të tëra.

Ky është momenti i mrekullueshëm kur Jim Routon zbulon se komshiu i tij shtatë vjeç, Hezekiah Darbon, i ka mbijetuar tornados dhe e përqafon atë me shumë dashuri.

Duke folur në një emision televiziv, Hezekiah thotë se ai përqafim e bëri të ndjehej më i sigurt, pavarësisht skenave të tmerrshme rreth e qark.

Kurse Routon thotë se nxitoi për në shkollën fillore i terrorizuar, por edhe i dëshpëruar, për të shpëtuar ndonjë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA