Interi shkarkon Stramaccioni-n

24/05/2013 00:00

Ashtu sic pritej, Andrea Stramaccioni nuk është më trajner i Interit. Pikërisht në ditën kur klubi zikaltër publikoi planin parapërgatitor për sezonin e ardhshëm, mbërrin lajmi zyrtar i shkarkimit të trajnerit.

37-vjeçari Stramaccioni drejtoi Interin në 65 takime ku regjistroi 31 fitore, 11 barazime dhe 23 humbje. Pavarësisht një nisje të mirë të kampionatit, kur zikaltërit regjistruan një seri fitoresh radhazi, përfshirë këtu edhe 1-3 ndaj Juventusit në Torino, zikaltërit ngecën, sidomos në fazën e dytë.

Skuadra u rendit vetëm e nënta në fund të kampionatit, duke regjistruar në total plot 16 humbje. Rezultatet e dobta i faturohen gjithashtu edhe dëmtimeve të shumta që Interi vuajti në organikën e tij në fazën finale të kampionatit, ndërsa grupet e tifozëve sulmojnë presidentin Moratti për merkaton e dobët të muajit janar.

Me largimin e Stramaccioni-t i favorizuar për të marrë drejtimin e zikaltërve është ish-trajneri i Napolit, Valter Mazzarri. Ky i fundit vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi mbylljen e ciklit të tij në krye të skuadrës napolitane.

Top Channel