Britani, tentohet rrëmbimi i avionit

24/05/2013 16:05

Gjuajtës ushtarakë britanikë u ngritën në fluturim rreth orës 15:00 (ora shqiptare), duke ndjekur deri në një ulje të detyruar një avion civil pakistanez, pasi dy pasagjere tentuan te shperthenin kabinen e piloteve dhe te merrnin kontrollin e avionit.

Linja e “Pakistan International Airlines” ishte nisur në mëngjes nga qyteti i Lahores, me destinacion Mançesterin, por pas ngritjes së gjuajtësve pak pas hyrjes në hapësirën ajrore britanike, fliturimi “PK709” u devijua drejt Stanstedit, në veri të Londrës.

Mësohet se policia priti avionin në mbërritje dhe hyri në bordin e linjës pa lejuar pasagjerët që të zbrisnin më parë, ndersa arrestoi dy te dyshuarit.


Foto amatore, gjuajtesi ndjek avionin pakistanez ne qiejt britanike

Aeroporti i Stanstedit nuk u bllokua si rrjedhojë e kësaj ulje të detyruar dhe është duke vazhduar punën normalisht.

Më parë gjatë ditës, një ulje urgjente në aeroportin e Londrës nga një avion motoret e të cilit shpërthyen në flakë menjëherë pas ngritjes në fluturim, krijoi vonesa të shumta të trafikut ajror, duke vonuar edhe mbërritjen e avionit me futbollistët e Bajernit të Mynihut, finalist i finales së Champions që do të luhet në “Wembley”.

Top Channel