Bayern, Sammer: S’ka gra futbollistësh në avion

24/05/2013 04:30

Pas zhgënjimeve në finalet e Champions-it kundër Interit dhe Chelsea-t, Bayern Munich nuk mund të gabojë më.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Mattias Sammer, kërkon përqëndrim maksimal dhe për këtë ka vendosur, që skuadra të udhëtojë e vetme.

“Borussia është një skuadër shumë e fortë dhe nuk mund t’i lejojmë vetes shpërqëndrime. Në avionin tonë do të jenë vetëm drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët”.

Charter-i i ndalohet kështu sponsorëve, tifozëve, madje edhe të dashurave, të fejuarave apo grave të futbollistëve.

Një zgjedhje, që në fakt ka qenë e imponuar edhe në 2010-n, kur bavarezët udhëtuan drejt Madridit pa gratë dhe miqtë. Rezultati ndaj Interit nuk ishte ai që pritej, pasi ishte kapiteni Zanetti, ai që ngriti lart trofeun, pas fitores 2-0 me dopietë të Diego Milito-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA