Twitter ka përforcuar sigurinë pas sulmeve të hakersave, duke u ofruar
abonentëve mundësinë për një sistem të dyfishtë kontrolli para se të
lidhen me rrjetin social.

“Bëhet fjalë për një verifikim të dytë për të qenë të sigurt që kur të lidheni të jeni pikërisht ju dhe jo dikush tjetër”, njofton Twitter, duke nënvizuar se do të duhet një adresë email-i dhe një numër telefoni i saktë për të pasur akses tek shërbimet e rrjetit.

“Pas një testi të shpejtë për të parë nëse numri i telefonit mund të marrë mesazhe nga Twitter, atëherë mund të hyni”, ka deklaruar Jim O’Leary, përgjegjës për sigurinë e rrjetit social.

Me sistemin e ri të sigurisë, përveç fjalëkalimit të zakonshëm, do t’u dërgohet abonentëve një kod verifikimi për të hyrë online.

Top Channel