SHBA, stuhia ndërpret kërkimet në Oklahoma

23/05/2013 16:45

Breshëri dhe erërat e forta goditën përsëri këtë të enjte Oklahomën, duke detyruar forcat e shpëtimit që të ndërprisnin punën në rënojat e ndërtesave të shembura nga uragani i disa ditëve më parë.

Aktualisht, nuk është ende e qartë nëse në këto gërmadha ka njerëz apo trupa që kanë mbetur të izoluar.

Koha e keqe po shoqëron disa shtete amerikane këtë mesjavë, ndërsa në Mur, komunitetin e shkatërruar nga një prej tornadove më të fuqishme të regjistruar në kohët moderne, rreziku është rritur edhe nga sendet apo copat e shkatërruara të banesave, të ngritura në ajër prej erës.

Pritet që koha e keqe të vazhdojë të mbajë të mbërthyer SHBA-në Qëndrore deri në fundjavë.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur bilancin e ri të dëmeve njerëzore të fatkeqësisë së ndodhur të hënën. Ndërsa numri i viktimave mbetet 24, ai i të plagosurve u rrit në 353, sipas buletinit të fundit zyrtar.

Top Channel