Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të
drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.

Per Shqiperine, ne dokument shprehet shqetesimi për dhunën në familje, torturat dhe keqtrajtimin në burgje, diskriminimin e pakicës rome dhe komunitetit homoseksual.

Zëvendësdrejtoresha e programit për Europën dhe Azinë Qendrore, Jezerca Tigani tha për “Zërin e Amerikës” se organizata ka po të njëjtat shqetesime për të drejtat e njeriut në Shqipëri. “Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 2526 incidente të dhunës në familje- tha ajo- 345 më tepër sesa vitin e mëparshëm”.

Një shqetësim tjeter qe ajo permend është vazhdimi i diskriminimit të komunitetit rom.“Ka pasur disa raste vitin e kaluar kur komuniteti rom është larguar me forcë nga tendat e tyre dhe u është dashur të gjejnë mënyra të tjera, apo të sajojnë strehime të tjera ku janë zhvendosur familjet e tyre dhe disa nga këto zhvendosje kanë ndodhur gjatë dimrit.

Qeveria ka marrë shumë pak masa për të akomoduar në një farë mënyre këtë komunitet”. Jezerca Tigani nenvizon edhe diskriminimin ndaj komunitetit gay në Shqipëri, nje problem jo shume i njohur, i cili duhet trajtuar me shume.

“Parada e parë për të drejtat e këtij grupi në Tiranë vitin e kaluar ishte një hap i rëndësishëm- tha ajo-Shpresojmë që këtë vit përsëri parada e Tiranës të zhvillohet”.Në raportin e “Amnesty International” ngrihet shqetësimi për mungesën e kujdesit për të rinjtë jetimë që duan të strehohen, si dhe torturat dhe keqtrajtimet në burgje dhe stacione policie.

Në raport, përmendet edhe rasti i ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe ish-oficerit të gardës Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Për organizatën e të drejtave të njeriut kjo çështje nuk është e mbyllur megjithëse gjyqi përfundoi vitin e kaluar. Duke folur për Kosovën, Tigani shpreh shqetësimin se marrëveshja me Serbinë nuk përmend të drejtat e njeriut.

Top Channel