Euleks njoftoi se ka arrestuar 5 të dyshuar nën akuzat për krime lufte. Arrestimet janë kryer nga Policia e Euleksit në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu.

Të pestë të dyshuarit po hetohen për krime lufte kundër popullatës civile, nëpermjet dhunimit fizik që mbaheshin në kampin e UCK-së në Likovc të Skënderajt.

Një prej tre të dyshuarve thuhet në komunikatën e euleksit hetohet edhe për krime lufte të vrasjes së një civili. Euleks nuk jep emra, por avokati i tij konfirmoi për Top Channel, se nje ndër të ndaluarit është kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Arianit Koci tha se “Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është ndaluar në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur konventën e Gjenevës”, tha Koci.

“Ai është i pafajshëm. Besojmë se shumë shpejt do të qartësohet kjo çështje. Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin eventual”, shtoi Koci.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjatë mëngjesit EULEX kishte  filluar marrjen ne pyetje te komandanteve kryesore te Drenices, nen dyshimet per krime lufte.

Ne mesin e te dyshuarve mediat përfolën Sylejman Selimi (Ambasador i Kosoves ne Tirane), Sami Lushtaku (Kryetar i Skenderajt), Jahir dhe Zeqir Demaku, Sabit Geci, Hysni Thaçi dhe Sahit Jashari.

Top Channel