F1, Vettel: Kemi probleme me gomat

23/05/2013 20:10

Sebastian Vettel deklaroi pas përfundimit të provave të lira të Cmimit të Madh të Monakos se “gomat super të buta të Pirelli-t nuk dhanë rezultatet që prisnim”.

“Nuk jam i kënaqur me ditën e sotme, por është ende herët. Kemi të shtunën dhe të dielën përpara. Xhirot e para me gomat super të buta nuk ishin aspak të mira dhe duhet të kuptojmë pse. Nuk munda të përmirësoja rezultatet e mia”, theksoi piloti gjerman tre herë kampion bote, i cili regjistroi kohën e nëntë më të mirë.

Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Mark Webber, tha se nuk është aspak i shqetësuar me rendimentin e makinës në provat e lira: “Në Monako është vështirë të bësh rregullimet e duhura në makinë që në ditën e parë. Të shpresojmë që do të përmirësohemi për të shtunën.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Monakos do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00, ndërsa gara të dielën, në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA