Skuderia Mercedes shihej si favorite kryesore për të fituar pole-position në Cmimin e Madh të Monakos dhe fundjava ka nisur më së miri për pilotët e saj. Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton kanë zënë vendin e parë dhe të dytë në sesionin e dytë të provave të lira duke lënë pas Fernando Alonson dhe Felipe Masën me Ferrari.
Koha e pestë më e mirë në këtë sesion u regjistrua nga Mark Webber (Red Bull), ndërsa Kimi Raikkonen (Lotus) zuri vendin e gjashtë. Kampioni në fuqi i botës, Sebastian Vettel (Red Bull), përfundoi i nënti në provat e lira, por u pa që kishte një ritëm shumë të mirë gare.
Duket se Mercedes është në një nivel më të lartë se skuderitë e tjera në xhiron e shpejtë dhe në një garë si kjo e Monakos, nisja nga vendet e para është më e rëndësishme se në çdo pistë tjetër.
Ja renditja e plotë e sesionit të dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Monakos:
1. Rosberg (Mercedes) 1:14.759
2. Hamilton (Mercedes) 1:15.077
3. Alonso (Ferrari) 1:15.196
4. Massa (Ferrari) 1:15.278
5. Webber (Red Bull) 1:15.404
6. Raikkonen (Lotus) 1:15.511
7. Grosjean (Lotus) 1:15.718
8. Button (McLaren) 1:15.959
9. Vettel (Red Bull) 1:16.014
10. Di Resta (Force India) 1:16.046
11. Sutil (Force India) 1:16.349
12. Pérez (McLaren) 1:16.434
13. Hulkenberg (Sauber) 1:16.823
14. Maldonado (Williams) 1:16.857
15. Gutiérrez (Sauber) 1:16.935
16. Ricciardo (Toro Rosso) 1:17.145
17. Vergne (Toro Rosso) 1:17.184
18. Bottas (Williams) 1:17.264
19. Bianchi (Marussia) 1:17.892
20. Pic (Caterham) 1:18.212
21. Chilton (Marussia) 1:18.784
22. V. der Garde (Caterham) 1:19.031
Top Channel