Alonso: Nuk e dimë ende ku jemi

23/05/2013 21:10

Fernando Alonso u tregua i kujdesshëm dhe deklaroi se nuk i zë besë rezultateve të provave të lira. Piloti i Ferrarit, i treti në këto prova, nënvizoi se nuk mund të merret për bazë asgjë nga kohët e së enjtes.

“Jam i kënaqur pasi plotësova programin që kisha parashikuar dhe në Monako kjo gjë nuk është e lehtë pasi mund të ndodhë gjithçka. Kam një parandjenjë të mirë, por nuk e dimë ende nivelin ku jemi. Të shtunën do jemi më të qartë pasi të gjithë maksimumin”, deklaroi spanjolli i Ferrarit.

Alonso shpjegoi se duhet kuptuar mirë sjellja e gomave në këtë pistë në mënyrë që të arrihet suksesi: “Duhet analizuar sjellja e gomave edhe pse me logjikë super të butat duhet të jenë më të shpejta, por më shumë të konsumueshme. Tani duhet të vendosim për strategjinë në prova dhe në garë.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Monakos do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00, ndërsa gara të dielën, në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel