Tornado në Oklahoma, vijojnë kërkimet në rrënoja

22/05/2013 00:00

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në rrenojat e mbetura të ndertesave qe u rrafshuan nga tornado qe goditi Oklahomën.

Të pakten 24 persona humbën jetën, 9 prej tyre femije, 237 u plagosën, mbi 100 të mbijetuar u nxorrën të gjallë nga gërmadhat dhe demet llogariten ne mbi 1 miliarde dollare.

Tornado u cilesua si një prej më të fuqishmeve të historise, me erera qe i kalonin 320 km ne ore. Fillimisht u fol per te pakten 100 viktima, por me pas u raportua për 24 jete te humbura, 7 femije që ndodheshin në një shkollë, qe nuk kishte vendstrehim perballe nje kercenimi te tille natyror, ndersa dy te tjere ne nje tjeter shkolle. Zyrtaret thane se mbi 100 shkollat ne Oklahoma kane “dhoma strehimi”, vetem dy shkollat qe u goditen nuk e kishin.

Sipas shefit te zjarrfikesve, nuk jane gjetur te mbijetuar prej te henes ne mbremje, sipas tij u kryen tre kontrolle ne secilin prej zonave te goditura.

Presidenti amerikan, Barak Obama shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne Oklahoma dhe urdheroi autoritetet federale per t’iu bashkuar kerkimeve. “Populli i murit duhet ta dije – tha ai- se vendi do te qendroje per ta, krah tyre, per te ndertuar shtepite dhe shkollat”.

Sherbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara rriti shkallën e agresivitetit te stuhise ne EF5, me e forta në shkallën Fujita Për të përshkruar stuhinë, përdori fjalën “e pabesueshme”.

Top Channel