Reali, Cavani, Vidal e Bale për t’u rikthyer i madh

22/05/2013 19:05

Ndërsa Reali i Madridit është ende në kërkim të trajnerit që do ta udhëheqë në sezonin e ardhshëm, sipas të përdtishmes spanjolle “AS”, tashmë janë përcaktuar emrat nëpërmjet të cilëve madrilenët synojnë të rikthehen të dominojnë në Spanjë dhe Europë.

Në sulm, i përzgjedhuri është Edinson Cavani. Golashënuesi më i mirë i Serisë A, drejt largimit nga Napoli, duket se preferon kalimin në Madrid më shumë se çdo opsion tjetër, ndonëse ofertat nga Premier League për të nuk mungojnë.

Florentino Perez, i cili do të rikandidojë për një mandat të ri në krye të Realit në qershor, pritet të renditë midis premtimeve të tij elektorale blerjen e Cavanit, për një shumë midis 45-50 milionë euro, ndonëse Napoli pretendon që të paguhet klauzola e lëshimit, prej 63 milionë eurosh.

Njëkohësisht, klubi që pritet t’i besohet Ancelottit, do të tentojë të marrë nga Juventusi, mesfushorin Vidal. Kileni, duket se ka shprehur dëshirën për t’u larguar për në një klub më të rëndësishëm dhe Reali synon të përdorë interesimin e Juventusit për Higuin, për të mbërritur tek futbollisti.

I preferuari për mbrojtjen, Gareth Bale, do të jetë një tjetër objektiv kryesor për Realin.

Tottenhami i ka rezistuar deri tani ofertave që janë bërë për të, por pamundësia e kualifikimit në Champions League, bashkuar me një klauzolë që rrit ndjeshëm pagën e 23-vjeçarit, mund të motivojë largimin e tij drejt kampionatit spanjoll, me një ofertë prej rreth 40-50 milionë eurosh gjithashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA