Përleshjet në Suedi, Stokholmi në flakë

22/05/2013 15:40

Protesutes dhe vandalë qëlluan me gurë policinë dhe ndezën zjarre të shumta në periferitë e Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë, në manifestime të motivuara nga vrasja e një qytetari që i rezistoi arrestimit, prej forcave të rendit.

Incidente u regjistruan në nëntë lagje periferike të Stokholmit dhe mësohet se deri më tani janë bërë tetë arrestime.

Këto incidente vijojnë pas një të diele të tensionuar, në të cilën u shkrumbuan 100 automjete.

Protestat janë motivuar nga vrasja prej policisë e një emigranti në lagjen e Hasbit, pjesa më e varfër dhe më shumë e populluar nga emigrantë e kryeqytetit suedez.

I dyshuar për disa krime të vogla, viktima u qëllua për vdekje gjatë javës së shkuar, pasi i rezistoi arrestimit dhe kërcënoi policët me një hanxhar, nëse do t’i afroheshin.

Grupe të emigrantëve e konsideruan këtë ngjaje si të motivuar nga racizmi, ndërsa shoqata të të drejtave civile manifestuan kundër brutalitetit policor dhe atë që e konsideruan si një tejkalim të pajustifikuar të kufijve të vetmbrojtjes policore.

Nga ana e tij, kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt, deklaroi të mërkurën se autoritetet do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, pa u frikësuar nga “huliganët” dhe pjesëmarrësit e protestave të dhunshme.

Top Channel