Duke filluar nga kjo e mërkurrë në Kosovë ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapsirat publike. Pra, më 22 të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi kontrollin e duhanit dhe ligj i ri për shëndetësinë, që për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë llogaritet të jetë si hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë drejt reformës në këtë sektor.

Për të gjithë ata që nuk e zbatojnë ligjin parashikohen gjoba. Pirja e duhanit është e ndaluar rreptësisht në të gjitha vendet publike të mbyllura, në vendet e punës dhe mjetet e transportit publik, si dhe ndalohet ekspozimi i paketave të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjes.

Për ata që pijnë duhan në vendin e punës, punëdhënësi është i detyrar  që t’u mbajë 50 euro nga paga mujore. Nëse personi përgjegjës për hapësirën nuk vendos shenjën “Ndalohet pirja e duhanit”, ose lejon ndonjë person të pijë duhan, atëherë ai do të dënohet me gjobë prej 500 euro. Personi juridik-subjekti afarist për shkeljen e mësipërme dënohet me gjobë prej 3 mijë euro.

Top Channel