Islanda, referendum për BE-në

22/05/2013 21:15

Qeveria e sapozgjedhur e Islandës vendosi të pezullojë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke shpallur mbajtjen e një referendumi së shpejti, në të cilin islandezët do të shprehin vullnetin e tyre.

Islanda aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian në korrik 2009, një vit pasi përjetoi një prej krizave më të rënda ekonomike midis vendeve të kontinentit që u prekën prej krizës.

Ndonëse negociatat përparuan fillimisht me shpejtësi, për shkak të shumë standarteve tashmë të plotësuara nga vendi i rrethuar nga Oqeani Atlantik, disa pika të debatueshme kanë mbetur për t’u plotësuar.

Ndërkohë, sondazhet e fundit kanë treguar se islandezët kanë ndryshuar mendim dhe shumica e tyre tashmë janë kundër anëtarësimit, duke preferuar me shumcië edhe partitë euroskeptike të qendrës së majtë në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të shkuar.

Një vend i veçuar me 320 mijë banorë dhe ekonomi të përqendruar tek peshkimi dhe shërbimet, Islanda gëzon një prej standarteve më të larta të jetesës në Europë, me të ardhura për frymë prej 41 mijë dollarësh në vit për person.

Top Channel