Fatkeqësia e Oklahomës, ligj “anti-tornado”

22/05/2013 20:20

Teksa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara nga tornadoja në Oklahoma, kryebashkiaku Glen Lewis deklaron se do te bejë të gjitha përpjekjet për kalimin e një ligji të ri për sigurine e banorëve.

“Bëhet fjalë për një legjislacion, i cili të parashikojë streha mbrojtëse të detyrueshme nga stuhitë apo dhoma të sigurta në banesat e reja. Do të përpiqemi ta kalojmë një ligj të tille sa më parë që të jetë e mundur”, deklaroi Glen Lewis, kryetar i Bashkisë së Murit.

24 vetë, përfshire 9 fëmije, humbën jetën nga tornadoja gjigande e së hënës, ndërsa të plagosurit ishin mbi 320.

Shtatë nga të miturit e vrare prej trombes se furishme te ajrit ndodheshin ne shkollen fillore “Plaza Towers”, çatia e se ciles u shkul nga fuqia e eres e muret u shemben mbi njeri-tjetrin ndersa nxenes e mesues ishin mbledhur ne korridore e ne banja.

Kjo shkolle dhe nje tjeter, “Briarwood Elementary” ishin te vetmet ne me shume se 100 shkolla te Oklahomes qe nuk kishin dhoma te sigurta ne raste stuhish.

Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Craig Fugate, shprehu gadishmerine  e plote te organizmit qe i drejton per t’i gjetur nje strehim te pershtatshem personave te mbetur pa nje kulm mbi krye.

Ai u bëri gjithashtu thirrje të mbijetuarve që të njoftojnë për gjendjen e tyre. “Një nga sfidat me ngjarje të tilla është se ngaqë përmasat e shkatërrimit janë të mëdha, është e vështirë të kesh informacion të saktë për njerëzit që kanë humbur. Kështu që nëse jetoni në zona të prekura nga tornadoja, njoftoni që jeni mirë, që të mos kontrollojmë për njerëz që nuk kanë nevojë”, tha Fugate.

Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve dhe vullnetarëve që të mos bllokojnë rrugët kryesore që përshkojnë zonat e katastrofës, në mënyrë që përpjekjet e rimëkëmbjes të jenë më të shpejta.

Sipas tyre, sistemi i paralajmërimit kishte dhënë lajmërim me kohë para stuhisë, 16 minuta perpara se tornadoja te prekte token ne nje kohe kur zakonisht, ne situata te tille, alarmi bie vetem 8 apo 10 minuta perpara.

Ndërkohë, Oklahoma dhe shtetet përreth po bëhen gati të përballojnë më shumë tornado dhe stuhi në ditët në vazhdim.

Top Channel