Mark Webber ka fituar dy gara në tre sezonet e fundit në cirkuitin e Monakos dhe piloti australian i Red Bull është shprehur se ndihet shumë mirë në rrugët e principatës falë experiences në rrugët e Adelaides në Formula Ford.
“Gjithmonë kam arritur rezultate të mira në këtë pistë. Kam fituar kur isha në Formula 3000 dhe kam fituar dy herë në Formulën 1. Ndoshta më ka ndihmuar eksperienca në garat e rrugës që kam pasur në Adelaide, në Formula Ford. Ndihem rehat në rrugë qyteti”, theksoi australiani i Red Bull.
Mark Webber renditet i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve me 42 pikë, 47 më pak se shoku i tij i skuadrës, kryesuesi Sebastian Vettel.
Cmimi i Madh i Monakos mund të jetë mundësia e fundit për Webber për të hedhur kandidaturën për titullin kampion.
Top Channel