Egjipt, lirohen ushtarët e marrë peng

22/05/2013 00:00

Shtatë anëtarë të forca të sigurisë egjiptiane që u rrëmbyen në gadishullin e Sinait janë lënë të lirë nga rrëmbyesit e tyre.

Ushtarët u morën peng teksa po udhëtonin në veri të Sinait. Sipas zyrtarë të ushtrisë, lirimi i ushtarëve u bë i mundur falë punës së mirë të shërbimeve inteligjente dhe ndihmës së krerëve të fiseve të zonës.

Që pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarak, ligji thuajse mungon në gadishulline  Sinait. Pas rrëmbimit të shtatë ushtarëve, ushtria egjiptiane ndërmori një operacion masiv për gjetjen e tyre.

Me nisjen e operacionit masiv, nisën edhe akuzat ndaj ushtrisë. Si mundet që kjo ushtri të mbrojë vendin, kur nuk mbron dot veten? Ishte kritika e bërë nga opinioni publik në Kajro për ditë me radhë.

Top Channel