Borusia e Dortmundit nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Mario Gotzes, në finalen e së shtunës në Champions League.
20-vjeçari, i cili në sezonin e ardhshëm do të transferohet tek rivalët e Bajernit për 37 milionë euro, pësoi një tërheqje muskulore në gjyusmëfinalen me Realin e Madridit dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të rikuperohej në kohë.
“Finalja ishte objektivi im dhe punova shumë për t’u riaftësuar në kohë në javët e fundit. Më dhemb shumë që nuk do të mund të ndihmoj skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme”, tha Gotze, në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Gotze shtoi se ka besim të plotë që skuadra do të bëjë më të mirën dhe mund të fitojë edhe pa të në fushë. Ndërkohë, në dyshim për Borussian vazhdon të mbetet edhe mbrojtësi Hummels, ndonëse pritet që ai të jetë në gjendje të rikuperuhet në kohë për finalen.
Top Channel