Për të 5-tin vit radhazi po zhvillohet ndërmjet Universitetit të Arteve
në Tiranë, Fakulteteve të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe atë
të Tetovës, aktiviteti i përbashket ‘Ura me tri harqe’, në të cilin
vlerësohen prurjet më të mira vjetore në fushën e artit nga studentët e
të treja trevave shqipfolese.
Ky event i rendesishem kulturor- artistik zhvillohet ne menyre rotative dhe eshte kete radhe ne Tirane.
“Edhe në Prishtinë edhe në Tetovë ka pasur një organizim shumë të mirë të këtij eventi në vitet e tjera. Në këtë edicion ne jemi përpjekur të sjellim më të mirën e shkollave tona, në të gjitha fushat e edukimit, qoftë në muzikë, qoftë në artet e bukura, qoftë edhe në artin skenik”, u shpreh Petrit Malaj, rektor i Universitetit të Arteve në Tiranë.
Per dy dite po zhvillohen aktivitete te ndryshme si ekspozita, shfaqje teatrale si dhe koncerte muzikore me pjesemarrjen e studenteve nga te tre universitetet.
“Më gëzon fakti që çdo ditë e më shumë ky bashkëpunim po rritet. Ky event ka një karakter mbarëkombëtar dhe ku edhe njëherë vendos themelet e një bashkëpunimi të fortë”, thotë profesor Muamer Sadiku, dekan i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës.
“Ka sjellë rezultatet dhe frytet e veta ky event sepse po mbahet cdo vit. Ky mesa duket është një stimulim për pedagogët dhe për të studentët e tri shkollave tona”, thotë Adem Rusinovci, Dekan i Fakultetit te Arteve ne Universitetin e Prishtines.
Eventi eshte çelur pasditen e të hënës me nje ekspozite ne Galerine ‘Fap’. Mbi 70 punime ne mediume te ndryshme te perzgjedhura nga studentet e tre universiteteve jane paraqitur ne te.
Top Channel