Janë mbyllur pa rezultat, bisedimet e ditës së parë në Bruksel, mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Bisedimet pritet të vijojnë paraditen e së mërkurës, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Raundi i radhës, i negociatave mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, kishte të bënte këtë herë me planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Ndërmjetësuesja Ashton nisi, pak pas orës 16:00, takimin e parë dypalësh me delegacionin serb, përpara të cilit nuk pati asnjë deklaratë.

Në bisedimet tripalëshe, temat e nxehta për planin e zbatimit ishin: konvertimi i strukturave paralele serbe në veri dhe niveli i pjesëmarrjes së bashkësisë së komunave serbe, në pushtetin qëndror në Kosovë.

Nga zbatimi, në afate të qarta kohore, i marrëveshjes së 19 prillit, varet edhe perspektiva e afërt europiane e dy vendeve, gjë që vendoset në samitin e qershorit.

Top Channel