Sigurimi i të gjithë burgjeve në Shqiperi u kushton autoriteteve për çdo vit 30 milionë euro, në menyrë që jo vetëm të mos ketë arratisje, por as revolta ose edhe ngjarje të kesaj natyre.
Përveç reformes, fatura e shtrenjte është një ndër arsyet që sipas ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi, po i detyron aktoret e drejtesise te kopjojne modelin britanik per ndertimin e burgjeve private.
Sipas ministrit te Drejtesise, burgu i pare privat, ne te cilin do te vuajne heqjen e lirise personat e denuar per vepra deri ne pese vjet burg parashikohet te ndertohet ne periferi te kryeqytetit me idene qe brenda tij te zhvillohet biznesi si nje forme rehabilituese per te denuarit.
”Ndaj edhe sot do te diskutojme se bashku me biznesin per kete reforme. Sistemin e burgjeve te sigurise se ulet qe kane deri ne pese vjet burgim, Filozifia e kësaj reforme konsiston në uljen e kostos financiare të burgjeve dhe eliminimin e korrupsionit. Synimi i parë është ndërtimi i një burg privat të sigurisë së ulët me kapacitet prej 300 personash. Kjo reformë e guximshme do të rendisë Shqipërinë në një tjetër pozicion përsa i përket këtij sektori”, deklaroi ministri Halimi.
Ministri i Drejtesise theksoi se burgu privat duhet të ofrojë garanci rehabilituese, ndërsa perjashtohet mundesia që të abuzohet me lejet shperblyese ndaj ketyre shtetasve, pasi kjo do te jete e drejte eksluzive e Drejtorise se Burgjeve.
”Thelbi i reformës së burgjeve në lidhje me fokusin, privatizimin e pjesshëm të sistemit, ngre për qytetarët disa pyetje, që jam i sigurt se ekspertët e BE-së do të dinë të përgjigjen. A janë të sigurt kushtet e izolur, a përbëjnë një kërcënim për stafin e burgjeve dhe më gjerë? Nëpërmjet inovacionit në funksionim edhe ata janë po aq të sigurt sa burgjet shtetërore. Motivi i fitimit shton stimuj të tjerë përsa i përket garantimit të sigurisë dhe shmangies së revoltave në burg”, komentoi Halimi.
Top Channel