Mashtrimi fiskal në BE

21/05/2013 23:40

Një ditë përpara samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, Parlamenti Europian bën thirrje për rritje të luftës kundër parajsave fiskale, përfshirë hartimin e një liste të zezë të përbashkët të Unionit, si dhe kërkon përmirësim të mbledhjes së taksave.

“Puna e mëtejshme përfshin masa për llogaritjen e fshehjes së TVSH, ku Këshilli pritet të miratojë direktivat mbi ‘Mekanizmin e Reagimit të Shpejtë’ dhe atë mbi kthimin e TVSH-së deri në fund të qershorit”, tha Lucinda Creighton, presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së.

“Nesër, në Këshillin e BE-së, unë do të nxis për një angazhim politik, sipas një parimi shumë të thjeshtë që, më 1 janar 2015, BE duhet të ketë shkëmbimin automatik të të dhënave, për të gjitha burimet e të ardhurave”, theksoi Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Europian.

“Unë shpresoj se taksapaguesit, në të gjithë Europën po e dëgjojnë këtë. Nëse ne shohim zyrtarët, që punojnë për Komisionin Europian dhe për Parlamentin Europian, kategoria më e madhe e këtyre njerëzve fitojnë, të ardhura të paguara neto, pak më shumë se 100,000 paund në vit dhe, ende sipas rregullave të BE-së, ata paguajnë taksën prej 12%. Është mashtrim tatimor në shkallë absolutisht masive, ndaj dhe zoti Barroso më duhet t’ju them: Si mundet, që kjo të konsiderohet të jetë e drejtë?”, pyeti Nigel Farage, eurodeputet britanik, EFD.

“Propozimi im është që të anulohet samiti Europian, e të mbahet një takim i vërtetë i ministrave të Ekonomisë dhe Financave, në mënyrë që ata të mund të vendosin për ligje konkrete, mbi një listë të zezë për parajsat fiskale në Europë”, u shpreh Guy Verhofstadt, eurodeputet belg, ALDE.

“Autoritetet europiane duhet të kenë të drejtën, të tërheqin licencat bankare për ato institucione, që janë përfshirë në mënyrë aktive në shmangien e taksave, duke ofruar mallra e shërbime të tilla, që mundësojnë shmangien e pagesës së taksës”, tha Mojca Klevakekus, raportuese sllovene në PE.

Sipas rezolutës, së miratuar në Strasburg pas debatit, “vendet anëtare duhet të bashkojnë forcat për të përgjysmuar, deri në 2020-n, hendekun tatimor prej 1 trilion eurosh të pambledhura”, sa ç’vlerësohet të jetë dhe dëmi i shkaktuar nga mashtrimi dhe evazioni fiskal në BE.

Përgatiti: Arta TOZAJ

Top Channel