Graceland, në shitje shtëpia e Mbretit

21/05/2013 00:00

Graceland, shtëpia e Elvis Presley, bashkë me të drejtat për përdorimin e
figurës së tij, kanë përfunduar në treg dhe shitja e tyre mund të
gjenerojë qindra miliona dollarë.

Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës Core Media Group, kompania që menaxhon spektaklin American Idol, ka nisur kontaktet me blerësit e mundshëm në Azi, Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara për Elvis Presley Enterprises, që sjell dhjetra miliona dollarë fitime në vit.

I njëjti burim shton më tej se shitja mund të shtyjë Core Media Group të provojë sërish blerjen e Endemol apo aktivitete të tjera.

E njëjta kompani ka nxjerrë në shitje edhe Muhammed Ali Enterprises, që gëzon të drejtat ekskluzive për përdorimin e imazhit të legjendës së boksit, që mund të sjellë fitime marramendëse.

Top Channel