DASH: Diskriminimi fetar, rritje në 2012-n

21/05/2013 00:00

Diskriminimi ndaj muslimanëve dhe hebranjve po rritet në të gjithë botën. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit për vitin 2012 tregon se ndjenjat anti-islamike po shtohen ne Europë dhe Azi, po keshtu edhe anti-semitizmi ne vende si Venezuela, Egjipti dhe Irani.

Në paraqitjen e dokumentit, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e cilesoi lirinë fetare si “të drejtën bazë të çdo qenieje njerëzore, e cila shpesh kufizohet”.

Pikërisht për këtë, kryediplomati amerikan e cilesoi lirine fetare në mbarë boten si “shqetesim te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara”.

Ai emeroi te derguarin special per anti-semitizmin; Ajra Foreman, i cili do te zevendesoje Micheal Kozak, ne kete post qe u krijua fillimisht në vitin 2004.

Raporti nenvizon se ne Egjipt, ndienjat anti-Semite ne media shpeshhere i referohen mohimit apo mbulimit me lavde te Holokaustit.

Gjithashtu permendet edhe fakti se me 19 tetor, presidenti egjiptian, Mohamed Mursi iu pergjigj me “Amen” thirrjes se udheheqesve fetare per “shkaterrimin e hebrenjve dhe perkrahesve te tyre”.

Media shteterore ne Venezuele publikoi disa deklarata anti-semite edhe kunder nje kandidati katolik per president, qe kishte paraardhes hebrenj.  

Irani akuzon shpesh judaizmin. Ne Europe, ne Belgjike muislimanet perballen me kufizime. Vajzave u ndalohet te mbajne ne klase, shamite qe i mbulojne fytyren.  

Ne Azi, ne Pakistan eshte shtuar dhuna kunder shiiteve, ne Arabine Saudite dhe Bahrein eshte ne rritje diskriminimi ndaj muslimaneve jo-sunite.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pranoi se te dhenat ne SHBA nuk jane nga me te mirat, por liria fetare-nenvizoi ai eshte nje vlere universale.

Sa i takon Shqiperise, raporti thote se ne vendin tone nuk ka abuzime apo diskriminime nga shoqeria  mbi bazen e perkatesise fetare, besimit apo praktikes fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA