Brad Pitt: Jam më i lumtur se kurrë

21/05/2013 16:45

Partnerja e tij, Angelina Jolie, zbuloi javën e kaluar se iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë, por edhe pse po kalon kohë të vështira, Brad Pitt është shprehur se është “më i lumtur se kurrë”.

“Kam shumë pak miq të ngushtë dhe familjen time. Kam më mjafton për të qenë më i lumtur se kurrë”, theksoi aktori i famshëm për revistën ‘Esquire’.

Cifti Jolie-Pitt ka 6 fëmijë dhe në intervistë, protagonisti i ‘Fight Club’ rrëfen se nuk mund të jetojë dot pa zhurmën dhe rrëmujën e tyre.

“Gjithmonë thoja se nëse do të kisha një familje, do ndërtoja një të madhe. Shtëpia jonë është shumë e zhurmshme, nuk ka një moment qetësie. Kështu më pëlqen. Unë nuk ndihem mirë kur nuk i kam pranë fëmijët. Nuk mund të kaloj më shumë se 24 orë larg tyre.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA