“Apple” nën akuzë për evazion

21/05/2013 00:00

‘Apple’ është në shenjestër të akuzave si “ndër shmangësit më të medhenj
të taksave në Shtetet e Bashkuara”. Një Komision i Senatit raportoi se
kompania ka ngritur nje rrjet te degeve te kompanise pertej vendit. 

Shefi i kompanise, Tim Kuk do te deshmoje përpara një paneli të martën. Është e zakonshme për korporata shumë-kombëshe të përdorin filiale jashtë vendit për të shmangur taksat në Shtetet e Bashkuara dhe raporti i Senati nuk e akuzon kompaninë ‘Apple’ për ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Megjithatë, ligjvënësit thonë se kompania është duke përdorur metoda të reja për t’i shmangur taksat. Ejpëll ka një reserve monetare prej 145 miliarde dollaresh por komisioni nenvizoi se 102 miliarde dollare nga keto ruhen jashte vendit. Në dëshminë me shkrim drejtuar komisionit, kompania ‘Apple’ mohoi përdorimin e dredhive për të shmangur taksat dhe vuri në dukje se kjo firmë ka paguar 6 miliarde dollare si taksa mbi te ardhurat e kompanise, ne vitin fiskal 2012.

Komisioni i Senatit per hetimet po shqyrton metodat e perdorura nga kompanite shumekombeshe per zhvendosjen e te ardhurave jashte vendit. Taksa e koorporatave ne Shtetet e Bashkuara eshte me e larta ne bote -35 %, megjithate kompanite paguajne shume me pak fale perjashtimeve. Pese nga 10 kompanite me rezervat me te medha monetare jashte vendit jane ne sektorin e teknologjise.

Top Channel