Urdhëri i fundit i Sir Alex

20/05/2013 00:00

Me barazimin 5-5 ndaj West Brom Sir Alex Ferguson i dha fund më shumë se çerek shekullit të tij në krye të Manchester United, për të marrë tashmë një tjetër post më komod mes drejtuesve të “Djajve të kuq”.

Tërheqja e tij u njoftua disa ditë më parë, ndërsa mediat sportive në Britani dhe në mbarë botën nisën ta falenderojnë për atë që 71-vjeçari dha për 21 vite me radhë në arenën e futbollit anglez dhe atij mbarëbotëror.

Për ditë me radhë nisin të dalin detaje “të parëndësishme” nga vendimi i Sir Alex për t’u tërhequr. I fundit prej tyre është ai i publikuar nga “The Sun”. Tabloidi britanik shkruan për urdhërin e fundit të trajnerit skocez.

“Mos më thërrisni më kurrë shef!. Që tani e tutje mund të më thërrsini gjithcka të doni, vetëm shef jo!”. Ky ka qenë urdhëri i fundit i Ferguson për futbollistët e tij, pak orë para njoftimit për tërheqjen nga posti i trajnerit.

Vendi i lënë bosh nga Sir Alex do të zihet nga trajneri skocez, David Moyes, i cili pas ofertës së marrë i dha fund drejtimit 11-vjeçar të Evertonit.

Top Channel