Tenis, Nadal poshtëron Federerin

20/05/2013 00:00

Rafael Nadal ka fituar turneun e Romës me një lehtësi të jashtëzakonshme edhe pse në finale kishte përballë të madhin Roger Federer.

Tenisti spanjoll fitoi 6-1, 6-3 një takim që nuk pati aspak histori. Nadal fiton kështu për herë të shtatë këtë turne dhe bëhet gati për Roland Garros në Francë.

Ky është titulli i 24 Masters i spanjollit dhe i treti për këtë vit që ka nisur shumë mirë për të pas dëmtimeve të vitit të kaluar.

Ndërsa finalja e femrave u fitua nga Serena Williams, e cila mundi 6-1, 6-3 bjellorusen Victoria Azarenka. Ky është titulli i dytë në Romë për amerikanen dhe i pesti për këtë sezon.

Top Channel