Një prej këngëtarëve më të njohura të botës, Taylor Swift është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet e saj të shkurtra.
23-vjeçarja, e cila nuk ka arritur kurrë të ketë një lidhje që të kalojë kufirin e disa muajve, ka pranuar më parë se një prej vështirëve të saj më të mëdha, është të tolerojë dhe të ndërtojë një lidhje të fortë.
Megjithatë, ndërsa u nderua me një çmim gjatë ceremonisë së “2013 Billboard Music Awards”, Swift zbuloi për herë të parë se ka një lidhje që ka kaluar çdo pritshmëri.
“Është lidhja ime me publikun, një lidhje shumëvjeçare dhe që forcohet dita ditës, e vetmja lidhje serioze dhe e fortë brenda meje”, deklaroi këngëtarja.
Megjithatë, se sa “serioze” është kjo lidhje ekzistojnë dyshime të forta, pasi vetëm pak javë më parë, në koshin e plehrave të vilës së Tylor, u zbuluan qindra letra të pahapura që i ishin dërguar nga fansat e saj të zjarrtë, një shenjë e qartë injorimi total i mbështetësve të saj.
Top Channel