Moto GP, Pedrosa fiton në Le Mans

20/05/2013 00:00

Dani Pedrosa ka fituar garën e Le Mans-it të Moto GP në kushte të vështira atmosferike dhe pas një dyluftimi të bukur me Andrea Dovizioso (Ducati).

Piloti i Hondës u nis i gjashti dhe pas kthesës së parë ishte ngjitur në pozicionin e tretë. Më pas, një garë e shkëlqyer bëri që të priste i pari vijën e finishit.

Jorge Lorenzo (Yamaha), kampioni në fuqi i botës, përfundoi garën vetëm në vendin e shtatë pas problemeve me gomën e pasme. Të njëjtin problem pati edhe Valentino Rossi (Yamaha), i cili u rrëzua dhe pas rikthimit në pistë përfundoi garën në vendin e 12.

Në vend të dytë përfundoi garën Cal Cratchlow (Yamaha), ndërsa podiumin e plotësoi i riu Marc Marquez (Honda).

Ja renditja e plotë e pilotëve:

1.D. Pedrosa (Honda) 49:17.707
2. C. Crutchlow (Yamaha)
3. M. Márquez (Honda)
4. A. Dovizioso (Ducati)
5. N. Hayden (Ducati)
6. Á. Bautista (Honda)
7. J. Lorenzo (Yamaha)
8. M. Pirro (Ducati)
9. B. Smith (Yamaha)
10. S. Bradl (Honda)
11. A. Iannone (Ducati)
12. Valentino Rossi (Yamaha)
13. Aleix Espargaro (Aprilia)
14. Danilo Petrucci (Ioda-Suter)
15. Karel Abraham (Aprilia)
16. Colin Edwards (Kawasaki)
17. Michael Laverty (PBM)
18. Hector Barbera (FTR)
19. Hiroshi Aoyama (FTR)

Top Channel