Ndonëse ndarja gjatë 2012-s me Ashton Kutcher shkaktoi një dobësim të menjëhershëm dhe të ndjeshëm të Demi Moore, ajo duket se është rikthyer në formën e saj më të mirë, siç tregojnë edhe këto foto të marra gjatë vizitës së saj në shtëpinë e një mikeshe në Malibu, Kaliforni.
Aktorja 50-vjeçarja, dukej e qetë, e relaksuar dhe mbi të gjitha me forma të rrumbullakosura, çka lë pas përfundimisht dyshimet se ajo mund të ishte duke vuajtur nga ndonëj anoreksi.
Klasat e jogës, mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në rikuperimin fizik të Moore, e cila është shndërruar në një frekuentuese e rregullt e klasave të jogës e meditimit.
Më parë gjatë muajit, Moore u vendos në qendër të vëmendjes për frekuentimin e një shfaqjeje përkrah ish-bashkëshortit të saj, Bruce Willis, diçka për të cilën nga hollivudiania nuk ka ende një shpjegim.
Top Channel