“Momenti më i keq si prind”

20/05/2013 00:00

Si një nga veteranët e muzikës rock, Jon Bon Jovi ka parë e provuar nga të gjitha gjatë karrierës, por kurrë nuk e ka ndjerë veten më të dobët sesa kur mori vesh për mbidozën e heroinës që kaloi vajza e tij e vetme.

51-vjeçari kujtoi për ‘Daily Mirror’ çastet kur 19-vjeçarja Stephanie e mori në telefon nga spitali për t’i shpjeguar situatën: “Ishte një moment i tmerrshëm. Gjëja më e keqe që kam përjetuar si prind. Më tha në fillim që ishte mirë dhe më pas më tregoi çfarë i kishte ndodhur. U trondita.”

Vajza e këngëtarit u gjet nga policia në dhomën e saj të konviktit pa ndjenja dhe gjërat mund të kishin shkuar më keq për të kur u akuzua për zotërim substancash narkotike. Fatmirësisht, ligji lokal nuk lejon ndjekjen penale të personave që kanë kaluar mbidozë.

“Falenderoj Zotin që është mirë, ajo që ndodhi i përket së shkuarës. Njoh prindër që kanë parë më keq”, shtoi Jon Bon Jovi.

Top Channel