Federata Shqiptare dhe ajo Kosovare e Aeronautikës zhvilluan për të dytin vit Kampionatin Kombëtar të Fluturimeve të Lira.
Zotëruesit e ajrit fluturuan në 7 qytete të hapësirës shqiptare për të ulur siparin në Vlorën e Pavarësisë.
Rrugëtimi nisi nga Korça, ku në hedhjen e parë të kampionatit rezultoi fitues gjimnazisti i “Sami Frashërit”, Xhonatan Islami.
Ai triumfoi edhe në etapën e dytë të zhvilluar në Gostivar.
Gara e tretë i çoi aeronautistët në kryeqytetin e Kosovës. Në Prishtinë i pari arrit të ulej në pikën zero Ilir Kafazi.
Ndërkohë, në Tiranë fitues doli një shqiptar nga Kosova. Hizdri Gubetini mposhti rivalët në betejën e dytë të zhvilluar në Shqipëri.
Në etapën e pestë të zhvilluar në qyetin e gurtë të Gjirokastërs lufta e fortë u zhvillua mes Islamit dhe Gubetinit, në fund fati i buzëqeshi të riut nga Shqipëria.
Gara e gjashtë e kampionatit u fitua nga Visar Gjikolli. Këtë radhë kampionët ishin turistë në qytetin e Istogut.
Udhëtimi i fundit nëpër trojet shqiptare ishte në Vlorë. Në qytetin e pavarësisë fitues doli Hidriz Gubetini.
Megjithëse triumfoi në garën e fundit, ai nuk ia doli të fitonte kampionatin. i pari në podium për këtë vit u ngjit Xhonatan Islami, pas tij u rëndit Gubetini ndërsa plotëson podiumin Ilir Kafazi në vendin e tretë.
Top Channel