Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të hënën në
një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.

Sic njoftohet në një komunikate për shtyp nga presidenca, Thaci theksoi se pret që në takimin me Kryeministrin e Serbisë, Daçic do të merren vesh dhe do t’i japin shtytje zbatimit të marrëveshjes. Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës shprehu qëndrimin se zgjedhjet komunale do të mbahen në të njëjtën ditë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe se zbatimi i marrëveshjes për policinë, për drejtësinë dhe për të gjitha çështjet e tjera të përcaktuara qartë, do të bëhet në perputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e shtetit të Kosovës sipas procedurave të parashikuara aty.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dha mbështetjen e plotë institucionale Kryeministrit të Kosovës për gjithë procesin e dialogut, duke theksuar se marrëveshja e arritur dhe zbatimi i saj është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim, është në interes të zbatimit të rendit dhe të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe është kontribut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Top Channel