Irak, dhuna ndërfetare shkakton 42 viktima

20/05/2013 16:25

Të paktën 42 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur, pasi një seri autobombash shpërthyen në Irakun Qëndror dhe Jugor, infomuan të hënën mediat ndërkombëtare.

Kryeqyteti Bagdad ishte ai që u godit më shumë, me tetë shpërthme të ndodhura në stacione autobuzësh dhe tregje të lagjeve ku përqendrohet popullsia shiite.

Dy shpërthime kishin ndodhur më parë në qytetin e Basrës dhe një tjetër në Samarra vrau tre persona.

Këtu sulme përbëjnë një përshkallëzim të ri në rritjen e dhunës në Irak, të lidhur me tension politik dhe sektar.

Sipas policisë, numri i të plagosurve ishte në të paktën 175, disa në gjendje kritike, ndërsa më shumë se gjysma e të vrarëve u përqendrua në kryeqytet, me të paktën 25.

Ndonëse dhuna në Irak mbetet ende larg nivele kulmore të viteve 2006-07 pas tërheqjes së trupave amerikane dhe koalicionit në dhjetor 2011, vendi i Lindjes së Mesme ka përjetuar një përshkallëzim të dhunës fetare, e cila po kërcënon vetë ekzistencën e Irakut, me territorin dhe formën e sotme shtetërore.

Për Irakun, një shtet me 31 milionë banorë, po rezulton problematike ndarja fetare dhe etnike e popullsisë.

Në vend, sipas statistikave, 60% e popullsisë janë shiitë, rreth 35% sunitë dhe 5% tjetër të krishterë apo anëtarë të besimeve të tjera.

Ndërsa etnia është e ndarë në 75% arabë, 20% kurdë, asirianë, turkomanë dhe të tjerë me rreth 5%.

Top Channel