Assad: Nuk dorëhiqem

20/05/2013 00:00

Presidenti sirian, Bashar Al Assad nuk ka asnjë qellim të japë
dorëheqjen, duke e krahasuar pozicionin me atë të kapitenit të anijes.

Në një interviste për gazeten argjentinase “Clarin”, Assad shprehu dyshimet e tij për bisedimet e paqes të propozuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat sipas tij mund të nxisin terrorizëm në Siri.

Megjithese, Bashar Al Asad kundershtoi dialogun me terroristet, ai shprehu vullnet per te hyre ne bisedime me palet qe nuk përqafojnë dhunën.“Ne e kemi thene prej fillimit se jemi te pergatitur per bisedime me forca brenda dhe jashte Sirise. Nuk kemi nje problem per kete, por me kushtin qe ata te mos mbajne arme. Nuk mund te mbash arme dhe te hysh ne dialog”.

Nga ana tjeter, edhe kryengritesit qe kerkojne largimin e Asad kane shprehur skeptizem per bisedimet e propozuara per paqen. Ne prag te takimit nderkombetare te ndermjetesuara nga SHBA dhe Rusi mes ketyre dy vendeve pati nje perplasje per dergimin e raketave te avancuara ruse ne Siri, ndersa Franca deklaroi se nuk do te marre pjese ne conference nese do te jene te pranishem perfaqesuesit e Iranit. Per Mosken, Teherani duhet te jete pjese e cdo zgjidhjeje ne Siri.

Top Channel